Friday, July 27, 2012

Nje leter e shkruar nga nje djale i sinqerte…

“Vajza, duhet te kuptoni disa gjera…
Neve nuk merzitemi nese flisni me djem te tjer, nuk merzitemi nese keni shok meshkuj, por kur jemi diku me ju dhe vjen nje djal…dhe ju I hidheni siper pa e prezantuar e harroni qe edhe ne jemi ne te njejten dhome, kjo na nervozon.
Ne nuk merzitemi nese dergoni mesazhe me shoket tuaj. Por kur kjo gje ndodh ne 2 te nates, na ben te dyshojme. Cfare mund te ket kaq te rendesishme ne 2 te nates?!
Nese ju themi: e bukur, e mrekullueshme, simpatike nuk po genjejm, prandaj mos na thoni qe nuk kemi te drejt sepse nuk do te reshtim kurre se theni keto.
Karakteristika me sensuale e nje vajze esht besimi ne vetvete.Na puthni kur nuk mund ten a shikoj askush, por edhe nqs na shikojne…do ishte akoma me bukur!
Nuk duhet te visheni enkas per ne. nese ju ftojm diku mos vishni fundin me te shkurter qe keni dhe sa me shum tualet te mundeni. Neve na pelqeni per ate qe jeni ne te vertet. Per shembull, mua me pelqen me shum nje vajze e veshur me nje bluze te thjeshte dhe atletet e mia.
Mos e merrni seriozisht cdo gje qe ju themi. Sarkazma esht 1 gje e mrekullueshme. Mos u merzitni edhe per gjerat me te vogla. Mos na tregoni sa seksi esht Brad Pitt apo Jessy McCartney …Eshte e merzitshme. Keni shoqet tuaja per te folur per kto gjera.
Dua te theksoj, se nese nje djal ju trajton keq, mos u perpiqni ta ndryshoni sepse nuk ka per te ndryshuar!
Gjeni dike qe tju bej te buzeqeshni kur po ndiheni keq . dike qe tju fale edhe kur gaboni. Qe tju doje pavaresisht dhimbjes qe mund ti shkaktoni. Dike qe do te ler ne mes punen qe ka ne dore vetem per tju then ‘Te Dua!’
Na jepni neve, djemve te mire, nje mundesi”

Virus i ri në Chat-in e Facebook. Kujdesni












Një virus i ri po thuhet se po përhapet nëpër kompjutera përmes dritares chat e në rrjetin social të Facebook










Virusi mbërrin si një mesazh nga një prej miqve në rrjet, i cili dërgon një link që në dukje është i padëmshëm.
Duke klikuar mbi linkun menjëherë infekton PC me virusin, të emërtuar Steckt.Evl nga zbulues Trend Micro.
Virusi në çast mundëson dhe heq softwaret anti-virus, pastaj përhapet dhe dëmton vetë sistemin.
Ekspertët e sigurisë Trendi Micro, që zbuluan kërcënim e ri, thanë se virusi propagandon me anë të aplikacioneve të mesazheve të çastit dhe gjëja e parë që virusi bën është çaktivizimi i programeve që mund ta zbulojnë dhe shkatërrojnë atë.
Sipas raportit, qëllimi është për të “kontrolluar” PC, dhe pët të vjedhur informata të ndjeshme të tilla si detajet bankare.





Nuk eshte ashtu sic duket…


Shitet Facebook

Rrjeti social me  popullor ne bote do te shitet pergjate ketij muaji.  Facebook do te hyje ne burse dhe shume shpejt ashtu sic ishte paralajmeruar edhe me pare aksionet e tij do te behen te prekshme per te gjithe. Krijuesi i tij Mark Zuckerberg i cili e mbajti per vite me rradhe si pronar i vetem apo edhe me aksione tashme do ta fuse Facebook ne burse ku te gjithe mund te jene pjese e aksioneve te tij.

Disa Ushqime Per Diabetiket

Diabetikët e vlerësojnë shumë ushqyerjen. Krahas njohjes se produkteve që rrisin sheqerin në gjak dhe qëndrimit larg tyre ju mund të provoni shije të ndryshme nëse njihni produktet të cilat ekuilibrojnë dhe ulin sheqerin në gjak, transmeton Start.
Ja dhjetë super produktet të cilat mund të konsumohen nga diabetikët pa menduar për rezistencën e insulinës:

1. Zarzavatet: tek zarzavatet e pasura me fibra gjenden pak kalori. Nëse e mbushni pjatën me zarzavate do të konsumoni më pak karbohidrate (rrisin sheqerin e gjakut) dhe yndyrë të ngopur (rrit rezistencën e insulinës). Përpiquni të hani 4-5 porcione me zarzavate në ditë (një porcion do të thotë gjysmë tasi konserva ose zarzavate të ziera dhe një tas me zarzavate të paziera). Por mos harroni se zarzavate si patatja, misri dhe bizelja kanë më shumë kalori se zarzavatet e tjera.
2. Frutat: edhe tek frutat me pak kalori dhe yndyrë ka shumë fibra. Krahas kësaj frutat janë të pasura me antioksidues të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e syve, zemrës dhe sistemit nervor. Tek frutat ka më shumë sheqer natyral dhe më shumë kalori se tek zarzavatet. Mund të konsumoni 3-4 porcione në ditë. (1 porcion konsiston në një frutë, gjysmë tasi fruta konserve ose të ziera dhe një frutë të freskët). Konsumoni fruta të freskëta në vend të shtrydhjes. Sepse në lëkurën e frutit gjenden shumë lëndë ushqyese. Kur e shtrydhni frutin humbisni këta vlera dhe në fund marrim më shumë kalori dhe sheqer.
3. Fasulja: një nga burimet më të mira të fibrave është fasulja, ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, ngadalëson tretjen dhe parandalon ngritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak pas buke. Këta veçori janë aq të fuqishme sa të mundësojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Pasi t’i shpërlani fasulet konserve mos harroni t’i përdorni në sallata. Fasulja e zezë ose supa me thjerrëza është një zgjidhje e mire për drekë.
4. Drithërat: drithërat e mëngjesit të japin mundësinë e depozitimit të fibrave që në fillim të ditës. Studimet tregojnë se personat që fillojnë ditën me kornflakes të pasur me fibra konsumojnë më pak ushqim në vaktet e tjera.
5. Peshku: peshku është shumë i lehtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur dhe në të njëjtën kohë një burim i mire proteinash. Krahas kësaj mund të zëvendësojë mishin e yndyrshëm. Në të njëjtën kohë peshku i yndyrshëm është burimi më i mire i omega-3. Kjo yndyrë mundëson pastrimin e enëve të gjakut. Tek diabetikët niveli trigliceridit është më i lartë ndërsa niveli i kolesterolit të mirë është i ulët. Acidet omega-3 mundësojnë ekuilibrimin e të dy niveleve. Konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë. Veçanërisht tek peshku salmon, skumbri dhe peshku ton ka më shumë omega-3.
6. Mishi i shpendëve: gjoksi i pulës , i payndyrshëm, me pak kalori është shumë i mirë për diabetikët. Yndyra e ngopur që gjendet tek produktet e fastfoodit si bifteku apo mishi i zakonshëm, që rrit kolesterolin e keq dhe rezistencën e insulinës, nuk gjenden shumë tek pula. 85gr gjoks pule pa lëkurë përmban 142 kalori dhe 3 gr yndyrë. Ndërsa gjoksi i gjeldetit është më pak i yndyrshëm dhe ka pak kalori.
7. Frutat me lëvozhgë: të pasura me yndyra të mira, frutat me lëvozhgë përmirësojnë shëndetin e zemrës. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në uljen e rezistencës së insulinës dhe në kontrollimin e sheqerit të gjakut. Krahas kësaj të pasura me vitaminë E, frutat me lëvozhgë mbrojnë qelizat dhe ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të syrit dhe indeve. Ky produkt i pasur me fibra dhe magnez ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak. Nëse konsumohen rregullisht dhe të ngrohta të ndihmojnë në dobësim, por mos konsumoni shumë sepse përmbajnë shumë kalori.
8. Vaji i ullirit: vaji i ullirit, i cili ndikon në uljen e riskut të infarktit ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak duke ulur rezistencën e insulinës. Përdoreni vajin e ullirit me bukë në shtëpi dhe restorant. Por tregoni kujdes ndaj sasisë së vajit që konsumoni sepse në një lugë gjelle vaj ulliri ndodhen 119 kalori.
9. Kosi: i pasur me proteina dhe Kalcium kosi ndihmon në dobësim. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit të cilët ushqehen me produkte të pasura me kalcium mund të dobësohen më lehtë. Prandaj ju mund t’i shoqëroni frutat me kos ose ta konsumoni bashkë me drithëra pak të yndyrshme si granola.
10. Kanella: përdorimi i kanellës në gjellë ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Përbërësit e kanellës ndihmojnë trupin të përdori insulinën në mënyrë efektive. Për këtë arsye qelizat marrin më shumë glukozë. sipas një studimi të bërë kohët e fundit tregohet se gjysmë luge çaji kanelle ul mjaftueshëm nivelin e sheqerit në gjak. Ju mund t’i hidhni pak kanellë tosteve, domateve të pjekura në furrë madje edhe gjellëve me pulë. Ose futeni pak në ujë çibukun e kanellës dhe konsumojeni si një çaj qetësues.