Friday, July 27, 2012

Dhjetë Gjërat Që Nuk Duhet T’ia Fshihni Doktorit

Disa çështje janë të vështira të fliten edhe me mjekun, si për shembull, si dhe kur bëni dashuri, keni apo jo trup të rregullt, pini cigare, apo thjesht bëni tym. Edhe nëse e keni të vështirë, doktorit duhet t’i tregoni gjithçka
Kur ju dhemb bërryli, kur ju zënë ethet ose gripi, apo kur ju shfaqet papritur një njollë e çuditshme në këmbë, shkoni menjëherë te doktori, sepse sëmundja nuk është problem, madje kur merret shpejt, diagnoza e saktë nuk përbën më stres. Megjithatë ka raste kur ulesh para një doktori dhe është shumë e vështirë t’i shpjegosh atij disa gjëra që janë vërtet tabu. Ja arsyet më të zakonshme dhe më kryesorja, pse     nuk duhet të heshtni kurrë para një doktori.

Dieta dhe aktiviteti fizik
Në botë ka shumë fanatikë të palestrave, të cilët janë adhurues të pistave, hekurave, numërojnë çdo kalori (e dinë sa kanë në pjatë dhe sa mund të konsumojnë pa u shëndoshur). Por pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë qejf të heqin dorë nga ushqimet e shijshme të tavolinës. Nëse edhe ju jeni një prej tyre, atëherë mos ngurroni të tregoni. Kështu do të jetë më e lehtë për doktorin të gjejë një mënyrë për të ndaluar që të mos merrni shumë peshë dhe të përkeqësoni shëndetin tuaj.
Alkooli, duhani dhe drogat
Predikimet nuk i pëlqejnë asnjë njeriu, sidomos kur nuk është nëna ajo që jua bën. Për të mos u helmuar më, shpesh një këshillë profesionale është vendimtare, pa marrë parasysh faktin që doktorët dinë ta ruajnë sekretin profesional.
Funksionet trupore
Kur i kryeni nevojat personale, sa shpesh, çfarë ngjyre dhe konsistence ka feçja, e shumë nevoja të tjera personale janë të sikletshme për t’u treguar. Ky është një sekret i përjetshëm mes jush dhe WC-së. Por ndonjëherëdoktorit i duhen pikërisht këto të dhëna për t’ju dhënë mjekimin.
Kura alternative
Keni frikë se mos ndoshta duke folur për çajin çudibërës të fqinjës, apo kurat e gjetura në internet, të tjerët do t’ju vënë në lojë? A nuk mendoni se duke mos folur me doktorin që ju mjekon, të gjithë do t’ju përqeshin e do të tallen me ju? Bëni mirë që çdo hap që merrni, ta vini edhe atë në dijeni. Në këtë mënyrë do ta ruani edhe më shumë veten.
Depresion dhe ankth
Ndonjëherë të gjithë trishtohemi dhe shqetësohemi për gjëra që nuk janë madhore. Por nëse kjo ndodh shpesh, ndoshta ka diçka që nuk shkon. Kështu që do të ishte mirë të merrnit në dorë kontrollin. Jo gjithmonë qetësuesit mund ta zgjidhin situatën.
Historitë klinike
Nuk keni dëshirë të tregoni patologjitë që kanë prekur familjen tuaj, apo problemet që u është dashur të përballoni në të kaluarën? Fatkeqësisht nuk mund të arrihet një kurë efikase pa këto informacione.
Zakone seksuale
Ndoshta vetëm duke treguar se çfarë ndodh nën çarçafët tuaj mund të jetë më e vështirë se të flisni për atë që ju ndodh në banjë. Por nëse keni marrë ndonjë sëmundje përmes aktit seksual, i ndërroni shumë shpesh partnerët osekeni ngelur pa dashje shtatzënë, duhet të mos heshtni, por t’ia tregoni me durim doktorit.
Barnat
Duhet të tregoni menjëherë nëse po merrni ndonjë ilaç pa dijeninë e mjekut, sa shpesh dhe në ç’dozë. Mund të jetë e dëmshme për ndonjë patologji “delikate”, kështu që nuk ia vlen të rrezikoni më shumë.
Mos i nënvlerësoni udhëzuesit
Nuk keni pasur dëshirë, apo fuqi të ndiqni udhëzuesit? Tregojuani personit që jua ka dhënë. Kështu ai do të kompensojë mungesën e informacionit që keniose mund t’ju japë një kurë më të lehtë herës tjetër.
Kërkoni një konsultë tjetër
Asnjë mjek nuk mendon se është autoriteti i fundit në fushën e tij. Nëse dëshironi të dini se çfarë mendon për rastin tuaj një doktor tjetër, kërkojani: ai do t’ju drejtojë te një specialist dhe të shkëmbejë me të informacione e ide për t’ju ndihmuar që të shëroheni.

Si Mund Ta Lëmë Duhanin

Ka një sërë medika mentesh dhe mënyrash efektive që mund të ndihmojnë në lënien e duhanit”. Kështu shprehet mjeku toksikolog, Zihni Sulaj, ndërsa jep edhe një sërë rekomandimesh për duhanpirësit dhe strukturat përgjegjëse për parandalimin e tij.

Doktor cilët janë faktorët që nxisin duhanpirjen?
Kultura, tradita, mungesa e informacionit, mënyra dhe cilësia e atyre pak informacioneve që jepen për pasojat dhe efektet negative të nikotinës përgjithësisht janë nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e konsumit të duhanit në popullsinë në përgjithësi.
Çfarë masash për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin edhe ndërgjegjësimin e dhe ndërgjegjësimin edhe ndërgjegjësimin e dhe ndërgjegjësimin e popullsisë?Duhet të fillojmë që nga edukimi në shkolla, madje të futet që në nivelin parashkollor dhe deri në shkollat e mesme, por edhe mjetet e tjera të informimit. Media është në një pozicion shumë të rëndësishëm, por edhe të gjitha forumet e tjera që kanë mundësi të modulojnë opinionin publik duhet të fokusohen gjerësisht në këto faktorë të rëndësishëm, pasi është një problem që shton kosto dhe barrën sociale për sistemin shëndetësor.

Si mund ta lemë duhanin?Duke vlerësuar shkallën e varësisë. Ka një sërë instrumentesh diagnostike për të vërtetuar gradën e varësisë, prerjen psikologjike, relacionin që ka individi, shkaqet që e çojnë dhe e mbajnë të lidhur me duhanpirjen. Ka një sërë medikamentesh shumë efektive, si: Campiks ose Varaniklina, Bupoprion ose Zyban. Gjithashtu, terapitë zëvendësuese që janë shumë efektive, Nikoreti që merret në formë çamçakëzi, terapitë që vendosen si handra në trup për të lëshuar nikotinë në mënyrë graduale, tretësira që thithen përmes hundës ose gojës. Pra, janë një sërë preparatesh që janë treguar shumë efektive bashkë me konsultat dhe psikoterapitë. Varësia nga duhani është një sëmundje kronike që vret, një sëmundje kronike që pa kuptuar çon në dëme kolosale tek individi dhe është një zgjidhje e frenueshme dhe e ndalueshme, por edhe e vështirë për tu kuruar.
A ekzistojnë qendra rehabilituese për të varurit nga duhani?
Qendra nuk ka, por ne kemi një sistem të ngritur për të trajtuar sjelljet adiktive. Gjithsesi edhe një konsultë në një qendër shëndetësore, me një qendër të shëndetit publik nuk do të ishte pa vlerë sepse do të merrte informacion primar për tu adresuar në qendrat më të specializuara.
Cila është këshilla specialist?
Unë iu bëj thirrje të gjithëve, sidomos atyre që janë në moshë të re, mos t’i afrohen këtij vrasësi kolosal që duket shumë qetësues dhe miqësor në pamje, por që është një nga vrasësit më madhorë për shkak të numrit kolosal të dëmtimeve dhe vdekjeve që jep si: Kanceri i mushkërive, kanceri i gojës, kanceri i tubit tretës, stomakut, ndryshimet në gjak, sëmundjet kardiovaskulare po ashtu lidhen si faktorë risku me nikotinën dhe alkoolin. Janë probleme të prevenueshme që kërkojnë informacionin adekuat, informim të përditshëm e të azhornuar.

Duhet Ti Besoni Te Dashurit Nese E Kapni Ate Duke Flirtuar Ne Facebook ?

Pyetje te tilla ku shpesh here partneret zbulojne se i/e dashuri i tyre flirton me te tjere ne rrjetet sociale jane shtuar ne mase tek  sociologet ne mbare boten.  Pergjigjet ne menyre te pergjithshme jane disi me lehtesuuese per ju.  Sociologia  londineze Colen e pyetur mbi kete ceshtje eshte shprehur se pasi zbuloni nga adresa e partnerit tuaj flirte apo mesazhe me te tjere duhet te diskutoni gjere me te dhe jo ti mbani perbrenda keto siklete dhe dyshime. Ai ose Ajo mund të jetë dikush qe  është i njohur në të kaluarën ose një mike ose  mik i cili është takuar me  të  një herë dhe ka  fantazuar atë.  Duhet te  shpresoni qe partneri juaj mos kete asgje per te fshehur . Bejani te ditur qe kjo ju ve ne dyshime mbi ndjenjat tuaja dhe te terhiqet  prej ketyre veprimeve.

Harta Europes Ne Vitin 1915 E Shoqeruar Me Figura Per Secilin Shtet

Harta e bere nga Louis Raemaker ne 1915 ku secili shtet shoqerohet me nje imazh ne territorin e tij.

Britanikja Konsumon Rreth 25 Litra Uje Ne Dite

Nje nene vetem 26 vjecare e quajtur Sasha Kenedi thekson se konsumon deri ne 25 litra uje ne dite . Kontrollet mjekesore per te tregojne se ajo nuk vuan nga asnje semundje apo problem. Sasha thekson se uji i ka pelqyer qe ne moshe te re ndersa tani nuk leviz asnjehere pa ndonje shishe uji me vete. Kerkesa e organizmit per uje ka bere qe ajo te ngrihet shpesh edhe gjate nates duke bere qe te fleje shume pak ore.